Hetimet mbi OnlyFans zbulojnë valë krimesh shokuese ndaj grave në Britani

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 03.02.2025, 14:57

Një dosje e dërguar në polici nga e përditshmja britanike Mirror mbi rrjetin pornografik OnlyFans, ka zbuluar qindra krime ndaj grave e vajzave në platformë si përdhunime, detyrim, kontroll, zhvatje apo ‘hakmarrje me anë të pornografisë’.

Platforma me pagesë përmendet shpesh në media me etiketime të zbutura si “erotike” apo “me abonim” por në fakt është një çerdhe mbrapshtësie seksuale që ka shkaktuar lëndime të shumta ndaj grave, vajzave dhe atyre që ndjekin përmbajtjet perverse të publikuara.

Më shumë se një mijë krime të lidhura me platformën OnlyFans janë denoncuar pesë vitet e fundit thuhej në investigim, mes të cilave kishte të paktën 10 gra të detyruara të regjistronin video seksi nga partnerë kontrollues, shkruan The Mirror.

Të paktën 70 femra ankoheshin për publikime të videove private të seksit në formë hakmarrjeje, disa prej të cilave të filmuara fshehtësisht ose të shitura për para nga ish-partnerët.

Platforma pornografike e promovuar gjerësisht, ka pronësi britanike dhe është kthyer në një industri të gjerë me pornografi individuale, jo profesionale, gjë që ka nxitur denoncime të shumta përdhunimi, dhune, përndjekje e abuzimesh.

OnlyFans ka thënë se ka marrë 180 kërkesa hetimi nga policia dy vitet e fundit, por shton se punon ngushtë me ta për të reduktuar abuzimet dhe siguruar moshën madhore të pjesëmarrësve.

Krimet e përshkruara japin një pamje trazuese të platformës së fuqishme me rreth 4 milionë postues dhe miliona të tjerë spektatorë.

Në shumë raste policia britanike zbuloi përdorim të OnlyFans nga vajza nën 18-vjeç, në shkelje të vetë rregullave të platformës.

Policia e Mercia ka marrë raportime për vajza 16-vjecare që postojnë imazhe të turpshme të vetes në platformën OnlyFans, për të fituar para.

Megjithatë drejtuesja e rrjetit Keily Blair ka thënë në vitin 2023: “Ne e dimë moshën e të gjithëve në platformë dhe nuk lejojmë asnjë nën 18 vjeç”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit