Qytetarë të zhgënjyer nga kultura e rritjes abuzive së çmimeve kanë denoncuar sot autobusë të linjave Tiranë-Durrës që prej dy javësh kanë rritur çmimin në 200 lekë nga 180 lekë që duhet të jetë ky shërbim.
Në denoncimin e tyre, qytetarët shprehen se autobusët gjithashtu nuk pajisin pasagjerët me bileta dhe se vetëm pas debatit me faturinon mund të marrësh një biletë, por me çmim të rritur papritur.
Ata thonë se rritja abuzive e çmimit është bërë nga shumica e shoferëve të kësaj linje edhe pse baza ligjore dhe VKM-ja e Ministrisë parashikon çmime të tjera. Sipas autoriteteve çmimi i biletës për distanca deri në 67 kilometra duhet të jetë 210 lekë, por Tiranë-Durrës është 40 km dhe një rritje e tillë e çmimit është e pajustifikueshme dhe e pakuptueshme.
Rritja abuzive e çmimeve është kthyer në një sëmundje të keqe të shoqërisë shqiptare, fatkeqësisht e nxitur nga korrupsioni dhe abuzimet. Edhe pse kushtet e ofruara në shërbimin e transportit publik lënë shumë për të dëshiruar, çmimet e biletave sa vijnë e rriten.
Qytetari shkruan në mesazhin e tij:
“Pershendetje joq. Te shkruaj pasi ne linjat e autobuzave Durres – Tirane dhe Tirane – Durres prej me shume se dy javesh, autobuzet marrin 200 leke nderkohe qe nuk ka njoftim zyrtar per rritje te cmimit te biletes nga 180 leke qe ka qene cmimi. Pas nje debati te pakendshem me fatorinon, me preu kete bilete vec mua, pasi dihet qe bileta nuk presin per asnje pasagjer. Sic mund ta shikoni bileta shenon 210 leke por nisja dhe mberritja eshte shenuar sipas qejfit me stilolaps, nderkohe qe ne bilete shkruan distanca 67 km. Te gjithe e dijme qe distanca Durres – Tirane nuk arrin as 40 km qe sipas VKM 2024 i takon nje kosto prej 170 leke.
"Nuk eshte problemi tek 20 lekeshi por nuk eshte normale qe gjithmone njerezit te trajtohen ne kete forme mashtrimi. Aq me teper te perballesh me sjelljen kercenuese e arrogante te fatorinos. Anionim te lutem. Ne vijim dhe foto te biletes.”
"Nderkohe qe instancat shteterore te pergjigjem duke thene qe kane bere inspektim dhe te gjithe kishin bileta te prera me cmimin normal. Kur te gjithe e dijme shume mire qe historikisht keto bileta nuk prihen fare. Nuk eshte vec nje autobuz por jane nje pjese e mire e tyre qe e bejne kete pune. Pak jane ata qe vazhdojne me cmim normal prej 180 leke.”