Cigarja elektrike shpërthen në prehërin e gruas teksa drejtonte makinën në autostradë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 03.02.2025, 13:23

Nëna e dy fëmijëve Suzanne Manus tregon se ka qenë përdoruese e zellshme e këtyre aparateve, para se një cigare elektrike e karikueshme të shpërthente në prehërin e saj teksa drejtonte makinën, duke e djegur më pas mjetin krejtësisht.

32 vjeçarja amerikane Manus, kishte lënë cigaren e saj të këmbët teksa drejtonte automjetin, kur papritur aparati mori flakë muajin e kaluar, shkruan rrjeti DailyStar.

Për fat gruaja kishte arritur të ndalonte mjetin dhe megjithë dhimbjet e plagëve kishte hequr pantallonat që digjeshin në anë të rrugës, ndërsa pa se makina e saj Nissan Rogue Sport kishte marrë e gjitha flakë.

Duke folur për momentin kur cigarja e saj shpërtheu, Suzanne tregon: “Menjëherë shkela gazin dhe nisa të lëviz në mes të rrugës, derisa gjeta një vend për të ndaluar. Mendoja se do të vdisja”.

Ajo ishte dërguar më pas në spitalin e Dothan, Alabama, prej djegieve në këmbë.

Suzanne tha se mund të humbiste këmbën prej djegieve nga shpërthimi i cigares elektrike dhe se në spital duhet të kryente operacion për riparimin e lëkurës.

“Po flisja në telefon me bashkëshortin kur ndodhi shpërthimi dhe ai më dëgjonte kur i thoja se ‘po merrja zjarr’. Për disa sekonda ai mendonte se kisha vdekur”, thotë e reja.

Tashmë Suzanne bën thirrje që njerëzit të mos përdorin cigare elektrike pasi nuk ia vlen barra qiranë, duke shtuar se është vetëm një gënjeshtër marketingu, gjithashtu e dëmshme për shëndetin.

“Doja t’u thoja nejrëzve të mos përdorin cigare elektrike. E di që ata thonë se është një alternativë më e mirë ndaj duhanit, por nuk duhet të jemi të sigurtë për këtë dhe gjithsesi nuk ia vlen. Ato shpërthejnë dhe kjo mund të ndryshojë jetën tënde. Nuk do të isha këtu nëse do të kisha mbetur e bllokuar makinë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit