Nëna u hodh në lumë bashkë me tre fëmijët, prokuroria kërkon 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 03.02.2025, 12:14

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar sot 6 vite burg për Erdgys Arrazi për akuzën e nxitjes së vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi, e cila majin e vitit të kaluar bashkë me tre fëmijët e saj u hodh nga ura në lumin Bunë.

Sipas prokurorisë Erdgys Arrazi ka ushtruar dhunë e kryer sjellje që diskretitojnë dinjitetin e Alma Arrazit duke e detyruar atë rrjedhimisht të vetëvritet dhe të mbysë tre fëmijët e saj.

Lidhur me të miturit është regjistruar nga prokuroria akuza për vrasje për shkak të cilësisë së veçanta të viktimës, ndërsa është përcaktuar se përveç viktimave, në ngjarje nuk ka pasur persona të tjerë të përfshirë.

Pas kërkesës për 6 vite burg për Erdgys Arrazin, e ulur në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, pritet që avokatët të paraqesin mbrojtjen e tyre në gjykatën e shkallës së parë, për ngjarjen që tronditi Shkodrën dhe Shqiperinë.

Lidhur me 3 fëmijët, është regjistruar vrasja për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, por për shkak se autorja e dyshuar e krimit, Alma Arrazi ka vdekur, çështja është pushuar.

39-vjeçarja Arrazi raportohet se u hodh nga ura e Lumit të Bunës bashkë me 3 fëmijët e mitur, në përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar dhunës bashkëshortore. Ajo u zbulua dy ditë më vonë kur një peshkatar gjeti rastësisht trupin e vajzës 9-vjece.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit