Vetaksidenti në Pejë, Policia: shoferi nuk iu përshtat shpejtësisë dhe kushteve të rrugë, e goditi shtyllën e betonit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.02.2025, 09:43

Policia në Pejë ka dhënë detaje për vetaksidentin që ndodhi mbrëmë në fshatin Qungur.

Në njoftim thuhet se shoferi nuk iu ka përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës e më pas e ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një shtyllë të betonit.

Shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se më 2 shkurt 2025, rreth orës 18:35, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit rajonal tё komunikacionit rrugor (NJRKRR).

Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Trestenik, me tё arritur ne fshatin Qungur-Pejё, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs i njëjti humb kontrollin dhe mё pas devijon majtas dhe godet shtyllën e betonit.

Si pasojё e kёtij aksidenti vozitёsi kishte ndёrruar jetё në vendin e ngjarjёs kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor.

Me urdhër të prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit