Forumi Rinor i Partisë Socialiste (FRESH) mbajti dje Kuvendin Kombëtar në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Në këtë event, një prej të rinjve të forumit mori vëmendjen me një deklaratë entuziaste në mbështetje të Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij, ai e cilësoi rininë si “petalen më të bukur të trëndafilit socialist” dhe vijoi me një sërë elozhesh për partinë, duke e quajtur forcën politike që po ndërton Shqipërinë.
“Të dashur shokë dhe shoqe të Partisë Socialiste, ne jemi petalet më të bukura të trëndafilit socialist që nuk venitet kurrë. Por unë nuk ika, por qëndrova, sepse Shqipëria sot nuk është një vend nga i cili duhet të largohesh. Ne po e ndërtojmë Shqipërinë dhe po e mbushim me dije dhe vizion. Dhe kush punon? Ne punojmë! Dhe kush lufton? Ne luftojmë!” – u shpreh i riu socialist.
Ndërkohë, në rrjetet sociale është bërë virale videoja e të riut të quajtur Dasho Veizaj nga Lushnja, arbitër i futbollit shqiptar, i cili është cilësiar si patronazhist të i ri i Partisë Socialiste.
Veizaj, i cili ka gjykuar ndeshje nga U15 deri te U21, dhe në një deklaratë të fundit për JOQ akuzohet për korrupsion nga disa ekipe futbolli dhe më herët është pezulluar nga Komisioni i Disiplinës.
Pavarësisht këtyre akuzave, ai është shfaqur hapur si mbështetës i PS-së, madje duke aspiruar për një rol politik.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, me shumë komente që e cilësojnë si “turp” që një figurë e akuzuar për korrupsion në futboll kërkon të pozicionohet si model ndershmërie në politikë.
“Persh JOQ patronazhisti ne vidio i Edi Rames eshte Dasho Veizaj nga Lushnja. Nje Albiter i kategoris abisnet superiore i gruposhave nga U15 deri tek U21.
Eshte Albiter i koruptuar dhe e njofin te gjitha skuadrat e futbollit kete moster qe e ka pezulluar dhe komisioni i disiplines dhe e ka denuar , eshte turp qe ky tip i koruptuar ne futbollin shqiptar del me paturpesin me te madhe dhe bene si i ndershem do te behet dhe deputet!
Fundi i botes, te lutem publikoje dhe anonim te lutem se jemi ne diktatur respekte”