Georgiev: Aktualisht marrëdhëniet e Sofjes me Shkupin janë specifike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.02.2025, 09:29

Nuk kemi marrë ftesë nga RMV për një festë të përbashkët të përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit. Nuk kemi një ftesë tani për tani, tha ministri i ri i jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev.

Në një prononcim për mediat bullgare ai ka diskutuar si për propozimin francez ashtu edhe për të gjithë mosmarrëveshjen me Maqedoninë.

“Qëndrimi jo vetëm i Bullgarisë për RMV-në, por edhe për propozimin francez është mes gjithë BE-së dhe RMV-së. Bëhet fjalë për detyrime që tejkalojnë një mosmarrëveshje dypalëshe. Nëse nuk përmbushen detyrimet, RMV-ja nuk do të mund të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE. Aktualisht marrëdhëniet tona me Shkupin janë specifike”, theksoi Georgiev në një deklaratë për “BTV”.

Në lidhje me takimin e mundshëm të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe homologut të tij bullgar Rosen Zheljazkov, Georgiev tha se nëse një takim i tillë kërkohet sipas praktikës së vendosur protokollare, do të shqyrtohet për sa i përket seriozitetit.

“Nuk ka asnjë vend tjetër, më shumë se Bullgaria, që dëshiron që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së”, shtoi ministri i Jashtëm bullgar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit