Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 18:35 në fshatin Qungur të Pejës.
Personi që humbi jetën është, Fitim Kolusha.
Kolusha, ishte puntorë në KRU “Hidrodrini” në Pejë.
“Hidrodrini” përmes një njoftimi në facebook reagoj në lidhje me vdekjen e punonjësit e tyre duke shprehur ngushëllime për familjen Kolusha dhe të afërmit.
“Me pikëllim, mësuam lajmin e kobshëm, të ndarjes së hershme nga jeta, të punonjësit tonë, tashmë të ndjerit Fitim Kolusha.
Kolegu tashmë i ndjerë, Kolusha, ishte punonjës i zellshëm dhe ka shërbyer në Sektorin e Ujësjellësit – Pejë.
Në momentin tragjik, i ndjeri ishte jashtë detyrës zyrtare!
KRU ‘Hidrodrini’, me këtë rast, përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, të Kryeshefit Ekzekutiv ing. Dri Cena, Menaxhmentit dhe tërë stafit punonjës, për familjen Kolusha dhe të afërmit e të ndjerit!
Ndajmë dhembjen dhe pikëllimin bashkë!”, thuhet në njoftim.