‘Ishte tapë fare’, drejtuesi i mjetit rrezikon jetën e qyteterëve pranë Liqenit Artificial

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.02.2025, 20:59

Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku duket qartë një automjet që lëviz në mënyrë të rrezikshme nga një korsi e rrugës në tjetrën pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

Pamjet tregojnë se drejtuesi i automjetit ndodhej në gjendje të dehur, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve dhe automjeteve të tjera që lëviznin në këtë aks rrugor.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00, dhe videoja është regjistruar nga një qytetar i shqetësuar, i cili dërgoi mesazhin e mëposhtëm në redaksinë tonë:

“Përshëndetje JOQ! Ky tipi ishte tapë fare, desh i mori në qafë disa makina. Videoja është filmuar sot në orën 4 mbasdite tek Liqeni Artificial i Tiranës, në autostradë.”

Pamjet e regjistruara tregojnë qartë makinën që kalon korsi pa kontroll, duke krijuar situata kaotike në trafik. Sjellja e papërgjegjshme e drejtuesit për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi në rrugë.

Ky incident shqetësues ngre një herë të tjera nevojën urgjente për kontrolle të rrepta ndaj drejtuesve të automjeteve, si dhe ndëshkime të ashpra ndaj atyre që shkelin rregullat duke rrezikuar jetët e të tjerëve.

JOQ Albania u bën thirrje institucioneve kompetente të reagojnë me seriozitet ndaj këtyre rasteve dhe të garantojnë sigurinë e qytetarëve në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit