Embëltuesi kancerogjen ‘aspartame’ gjendet në mijëra pije e produkte të kompanive të mëdha

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 02.02.2025, 13:38

Një ëmbëltues kimik i shpallur ‘mundësisht kancerogjen' nga OBSH raportohet se gjendet në mijëra produkte dhe ushqime të përpunuara të kompanive të mëdha.

Përbërësi kimik ‘aspartame’ gjendet kryesisht në pijet e produktet që reklamohen si “pa sheqer”, duke i bërë pijet e ashtuquajtura dietike si “Diet Coke”, akoma më të dëmshme se ato me sheqer, shkruan rrjeti britanik MailOnline.

Aspartame i shtohet ushqimeve të përpunuara për t’i ëmbëltuar ato, e gjithashtu mjaft ilaçeve të kompanive farmaceutike.

Produktet për fat të keq variojnë nga pijet me gaz, te çamçakëzet, shurupet e kollës dhe pijet me vitamina apo të gargarës së gojës.

Raportimet thonë se pas shpalljes si “kancerogjen i mundshëm për njeriun” nga OBSH vitin që shkoi disa kompani kanë vijuar ta përdorin me etiketim tjetër.

Në Britani rrjeti MailOnline detajon se ëmbëltuesi i fshehur përdoret në produktet më të përdorura si ëmbëlsirat për fëmijë Müllerlight, Lemsip, në pluhurat e pijeve të gripit, ato me shije të shtuar frutash e të tjera.

Suplementi ishte gjetur në biskotat me vitamin C, Morrison's, tabletat me shije portokalli apo produktet e higjenës së gojës.

Kosët me fruta që reklamohen në supermarkete si “të shëndetshëm”, “me pak kalori” apo “pa sheqer të shtuar”, gjithashtu përmbajnë ëmbëltuesin kancerogjen.

Aspartame, i zbuluar prej viteve 70-të është shumë herë më i ëmbël se sheqeri, prandaj përdoret në pijet e ushqimet ‘dietike’ si Diet Coke e Coke Zero si dhe çamçakëzë “pa sheqer.

Ai lidhet me një seri gjendjesh shëndetsore si dhimbje koke, marrje mendsh dhe trazira të stomakut.

Por edhe pse prej vitesh doktorët kishin ngritur shqetësimin se mund të shkaktojë kancer dhe dëme të rënda në florën e zorrëve, si dhe të influencojë obesitetin duke shtuar oreksin e njerëzve, rregullatorët vazhdimisht kishin thënë se nuk ka rrezik, deri në pranimin e fundit nga OBSH.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit