Vuajtjet, diskriminimi, dhuna dhe urrejtja që shqiptarët përjetojnë në pikat kufitare kur dalin jashtë vendit është e madhe.
Rastet kur shqiptarët, ndryshe nga kombësitë e tjera, janë lënë me orë të tëra duke pritur në radhë janë të shumta ashtu si edhe rastet kur janë dhunuar apo kontrolluar nga koka te këmbët pa kurrfarë arsye.
Por nëse të huajt ua bëjnë shqiptarëve këtë vetëm për shkak të origjinës, po për policët shqiptarë që sillen në këtë mënyrë me bashkatdhetarët e tyre çfarë duhet thënë…
Një vajzë e re shqiptare e cila prej vitesh jeton në Greqi dhe është në një lidhje me një shtetas grek, pak javë më parë vendosi që të vizitonte Shqipërinë nga malli që ndjen për atdheun por edhe për të prezantuar të fejuarin me bukuritë e vendit ku ka lindur.
Pushimet në Shqipëri shkuan shumë mirë, por largimi nga vendi nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar “Tre Urat” i kujton vetëm neveri dhe kjo falë policit shqiptar në doganë.
Shqiptarja ka treguar për JOQ ALBANIA eksperiencën e pakëndshme dhe aspak normale që nënkomisari në detyrë, Kastriot Vrenozaj, i “ofroi” në doganë.
Ajo thotë se ky polic cënoi të drejat e saj si qytetare dhe e bëri të ndihej se e internuar dhe e cënuar në vendin e saj për shkak të sjelljes dhe gjuhës së përdorur.
Sipas saj, pas vulosjes së pasaportave, polici kërkoi të kontrollonte imtësisht makinën e tyre duke përdorur një fjalor tepër të ashpër, urdhërues e brutal ndaj çiftit.
Madja e reja thotë se nënkomisar Vrenozi i ka kërcënuar me arrogancë se sa herë të kalojë në këtë doganë do përjetojë të njëjtin tmerr e lodhje pa kurrfarë arsye.
Pas disa orësh kontrolli të rreptë si të ishin kriminelët më të rrezikshëm të botës, shqiptarja dhe i fejuari i saj nisën rrugën drejt Greqisë, por me shumë pikëpyetje në kokë.
“Pse një zotëri i çnderuar i veshur si polic i flet me një gjuhë tepër brutale në shqip dy të rinjve që kishin kaluar pushimet në Shqipëri?”
“Pse gjithë ai terror, gjuhë brutale për një kontroll të thjeshtë, siç e parashikon procedura?”
“Dhe mbi të gjitha çfarë ndikoi në këtê sjellje të polic Kastriotit, mos ndoshta prishja e gjumit por ndoshta gjuha brutale edhe e dhunshme është ajo që i kanë mësuar?
Për këto pyetje, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit e kanë të vështirë të marrin përgjigje, por kush e jeton realitetin shqiptar e di më së miri arrogancën, dhunën, brutalitetin që policët ( nga drejtori i përgjithshëm e deri te efektivët) tregojnë ndaj qytetarëve të thjeshtë, pasi bandave e kriminelëve s’guxojnë t’u afrohen, por vetëm bëhen palë me ta duke lënë në harresë plotësisht misionin e tyre.
Denoncimi i plotë:
Përshëndetje JOQ, shyqyr që të kemi ty për të ndarë hallet tona edhe për të ngritur zërin për gjëra që na cënojnë jetën edhe të drejtën e të jetuarit si qytetarë të këtij vendi.
“Denancimi” që dua të bëj jo vetëm që është një problem i cili cënoi të drejtën time si qytetare modeste edhe e ndershme por më bëri të ndihem se jam e internuar dhe e cënuar në vendin tim.
Unë jetoj në Greqi edhe prej kohësh jam e fejuar me një shtetas grek, me shumë dashuri dhe nostalgji i kam folur për vendim tim dhe me krenarinë më të madhe nisemi për në Shqipëri të vizitojmë vendin më të bukur dhe më mikpritës në botë( të paktën për mua). Pushimet mbaruan dhe vendosim të rikthehemi në Greqi nga Dogana Tre Urat. Ndalojmë makinën tek vendi ku duhet të na kontrollonin pashaportat edhe i fejuari i zbret nga makina i cili nuk flet shqip, aty një zotëri i çnderuar i veshur polic i flet me një gjuhë tepër brutale në shqip(në gjuhën më të vjetër edhe më të bukur që ekziston) dhe unë zbres nga makina ti shpjegoj se zotëria nuk flet shqip. Pasi vulosëm pashaportat zotëria polic më drejtohet me një gjuhë brutale urdhëruese aspak të denjë për ti folur një femre se duhet ta lëviznim makinën për një kontroll të detajuar gjë e cila mu duk e tepërt. Pasi e vendosëm makinën aty ku na urdhëroi sërish më flet me gjuhën e tij brutale se unë duhet të zbrisja urgjent nga makina edhe të lija cdo send aty a thua se unë jam Eskobari i Shqipërisë, ku unë në të vërtetë byrek dhe reçel shes, gjithsesi i kërkoj të më thotë arsyen e këtij kontrolli sepse po zgjaste shumë ndërkohë që ne po na prisnin punët tona dhe zotëria nuk po më jepte shpjegim për çfarë arsye po na mbante , pasi unë këmbëngula të më thoshte arsyen vjen më sjell këtë fletë edhe më thotë që unë bëj detyrën, ajo që mua më shqetësoi nuk ishte se ai bëri detyrën e tij, ajo që më shqetësoi ishte arroganca edhe kërcënimi që më bëri duke më thënë se sa herë që ai të ndodhej aty unë edhe i fejuari im do ti ushtroheshim të njëjtit kontroll, dmth unë duhet që të llogaris për të shkuar në vendin tim kilometrat edhe 2 orë shtesë të kontrollit të zotërisë. Tani nuk e di çfarë ndikon, ndoshta i prisha gjumin e drekës Zotit Kastriot Vrenozaj ose ndoshta gjuha brutale edhe e dhunshme është ajo që i kanë mësuar? Di të them që kjo nuk është Shqipëria që duam, ndaj më bëni derman se Kastrioti e bëri të vetën, do më telendisë edhe nuk do lodhet ti bëjë fije fije rrobat në valixhen time sa herë unë të dua të kthehem në atdhe, por bravo për kurajon, kishte më shumë durim se mua të numëronte rrobat e mia.