Bllokohet edhe më tepër trotuari nga pallatet në ndërtim që lënë të izoluar banorët e Tiranës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 02.02.2025, 11:38

Qytetarët kanë denoncuar sot në redaksinë e JOQ gjendjen e gjymtuar të rrugëve të këmbësorëve prej kaosit të ndërtimeve nga bashkia e Tiranës, të cilat gllabërojnë trotuaret dhe hapësirat publike, ndërsa banorët e izoluar nuk kanë nga të lëvizin mes betonit dhe mjeteve të rënda.

Qytetari i zemëruar raporton për pallatin gjigant që po ndërtohet në zonën e ish-Ekspozitës ku kompania e ndërtimit ka reduktuar vazhdimisht gjerësinë e troruarit në më pak se 1 metër, si dhe ka hapur gropa të shumta në të, ndërsa kalimtarët shpesh duhet të ecin në rrugën e automjetve për të hyrë e dalë nga banesat e tyre.

Babëzia e zyrtarëve për ndërtim dhe beton në çdo cm hapësirë të qytetit rrezikon prej vitesh shëndetin e banorëve dhe vështirëson jetën e tyre.

Qytetari shkruan: “Prsh, doja te ndaja nje shqetesim, jam banor i zones prane Ekspozites. Po ndertohet ky pallati dhe eshte vendosur dy here bllokimi trotuarit, sic shikohet ne foto dhe video. Njerzit po ecin ne rrugen e makinave se trotuari eshte i bllokuar”.

Pallati monstruoz “Ekspozita Building”, po ndërtohet nga biznesmeni Luan Mata, krushk i Erzen Breçanit, një nga figurat e ekspozuara të pastrimit të parave të kokainës në sektorin e ndërtimit.

Luan Mata ka marrë leje për disa hotele dhe kulla shumëkatëshe në Tiranë.

“Ekspozita Building”, 93 metra e lartë tek ish Ekspozita, është një investim mbi 200 milionë euro, me leje të firmosur nga Edi Rama në 8 nëntor 2019.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit