Personat që shihni në foto janë Hekuran dhe Asim Gjoni, babë e bir, të cilët u përfshinë në një konflikt që përfundoi në tragjedi.
Një ngjarje tronditëse ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë.
74 vjeçari u arrestua pasi goditi me thikë në zemër të birin 37-vjeçar. Ky i fundit ishte i martuar me dy fëmijë dhe ishte ushtarak.
Konflikti i rëndë ndodhi pasi të dy ishin në gjendje të dehur, gjë që çoi situatën drejt përplasjes fatale.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, Asim Gjoni nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi autorin në komisariat, ku ai pranoi krimin pa bërë rezistencë.
I moshuari ka deklaruar në polici se shkak i sherrit mes tyre kanë qenë talljet që i biri bënte prej kohësh ndaj tij.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë, e cila ka tronditur komunitetin lokal.
Kjo tragjedi risjell në vëmendje problemet shqetësuese të dhunës në familje, shpesh të lidhura me konsumimin e tepruar të alkoolit.