Goditi me mjet prerës të birin në Tiranë, 37-vjeçari humb jetën në spital

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.02.2025, 19:31

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Kodrën e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, ku babai ka goditur me mjet presës djalin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, ku qytetari me inicialet H. Gj., 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij, A. Gj., 37 vjeç, në banesën e tyre. Si pasojë e goditjes, i riu ka humbur jetën në spital, pasi nuk ka mundur të mbijetojë.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar autorin, H. Gj., për veprime të metejshme në Komisariat. Aktualisht, grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij krimi të rëndë, dhe për të hetuar arsyet që çuan në këtë tragjedi familjare.

Për momentin, nuk ka informacion të plotë mbi motivet e këtij akti, por hetimet janë në vijim për të sqaruar ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit