Burri gjerman vendos rekord botëror me ‘120 ditë jetesë nën ujë’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 25.01.2025, 12:09

Një inxhinier aeronautike po celebron rekordin botëror të kohës më të gjatë që dikush jeton nën ujë, pasi qëndroi 120 ditë i zhytur në një kapsulë nënujore banimi në brigjet e Panamasë.

59 vjeçari Rudiger Koch, doli mbrëmë nga “shtëpia e tij nënujore” prej 10 metra katrorë, teksa e prisnin inspektorët e çmimeve botërore Guinness.

Përfaqësuesja e çmimeve Susana Reyes tha se Koch ka thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga amerikani Joseph Dituri, i cili kaloi 100 ditë nën ujë në një kabinë pranë brigjeve të Florida.

“Ishte një aventurë e bukur dhe më vjen keq që mbaroi. Më pëlqeu shumë koha që kalova aty”, tha Koch pasi doli nga kapsula e zhytur 11 metra nën det.

Për të celebruar Koch ngriti një dolli shampanje dhe ndezi një cigare puro teksa një barkë e merrte për ta çuar në breg.

Kapsula ku jetoi Koch kishte në fakt të gjitha lehtësirat e jetës moderne si krevat, tualet, televizion, kompjuter e internet, madje dhe një biçikletë për stërvitje fizike.

Ajo qe vendosur vetëm 15 minuta larg brigjeve veriore të Panamasë dhe ishte e lidhur me një shkallë spirale me një barkë nga ku vinin ushqime, furnizime e vizitorë.

Koch ishte vizituar nga një gazetar në gjysmë të aventurës së tij, të cilit i tha se shpresonte që të ndërgjegjësonte për mendësinë e jetës njerëzore.

“Ne po provojmë se njerëzit mund të jetojnë edhe në det”, kishte thënë ai, ndërsa kamerat regjistronin çdo ditë sjelljen e burrit në eksperimentin e çuditshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit