Rëndohet gjendja në Qafën e Ulzës, qindra mjete të bllokuara

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.01.2025, 16:50

Situata në aksin nacional Burrel – Milot është përkeqësuar ndjeshëm në zonën e njohur si Qafa e Ulzës, ku qindra automjete janë bllokuar për orë të tëra. Pjesa më e madhe e atyre që kanë ngecur janë udhëtarë, disa prej të cilëve kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore dhe po udhëtonin drejt spitalit të Tiranës me mjete private.

Qytetarët e bllokuar ankohen se nuk ka pasur asnjë intervenim nga autoritetet për pastrimin e borës, ndërkohë që shumë prej tyre janë përballur me mungesë karburanti, duke e bërë situatën edhe më të vështirë. Ata kërkojnë ndihmë të menjëhershme, pasi janë në kushte të vështira për disa orë.

Edhe në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi, situata është kritike, veçanërisht në zonën e njohur si "Pishat", ku bora ka arritur deri në 60 cm dhe era ka bërë që rruga të mbetet e bllokuar. Pavarësisht kushteve të rënda, nuk ka pasur ende një zgjidhje për hapjen e këtyre akseve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit