Dy të arrestuar janë arratisur mesditën e sotme nga komisariati i Elbasanit.
Të rinjtë, njëri 29-vjeç dhe tjetri 33-vjeç ishin arrestuar për vjedhje dhe arratisja e tyre ka ndodhur kur ata kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë pasi ishin njohur me masat e sigurisë në Gjykatën e Elbasanit.
Pak orë më pas, njëri prej tyre është riarrestuar, ndërsa vijon në arrati iu akuzuari tjetër.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale "Vjedhja", pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan".
Pas arratisjes është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L..
Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.