Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një ushtarak i repartit ushtarak 1033 në Korçë, i cili thotë se kanë pa marrë kompensimin e ushqimeve prej dy muajsh.
Qytetari thotë se janë të zhgënjyer dhe të pafuqishëm, pasi përballen me vështirësi ekonomike, madje nuk kanë mundësi të festojnë as ditën e fundit të vitit. Ushtarët kërkojnë që të paktën të marrin kompensimin që u takon, pasi ndjehen të injoruar dhe të pa shpërblyer për punën e tyre. Ata gjithashtu përmendin se Policia Rrugore ka marrë shpërblim, ndërkohë që ata nuk kanë marrë asgjë për djersën e tyre.
Mesazhi i plotë:
“Përshëndetje JOQ! Një denoncim duam të bëjmë për financën e repartit ushtarak ne Korc 1033 Kemi 2 muaj pa marrë kompensimin e ushqimeve. Na kanë gënjyer. Kemi halle, kemi njerëz të sëmurë, nuk kemi lekë të bëjmë as ditën e fundit të vitit që të gjithë njerëzit gëzojnë. Tallen me njerëzit. Kanë plot 2 muaj. Shpërblim shteti s'ka shanse të na japë, por të paktën të marrim lekët që na takojnë. Ju lutem, publikojeni, mbase reflektojnë, se kemi ngelur pa lekë ditët e festave. Turp! Policia rrugore moren Shperblim 10 milek te reja Ndërsa ne spo marim Djersen tone”.