Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim i qytetarëve të Pogradecit, të cilët shprehin shqetësimin për vonesën në ndarjen e shpërblimeve dhe pagave për kategorinë e ndihmës ekonomike. Sipas qytetarit që na shkruan, shumë familje që përfitojnë nga kjo kategori do të kalojnë ditët festive pa mundur të kenë asgjë në tavolinat e tyre. Ata pyesin pse këto shpërblime, që ishin të parashikuara për vitin e ri, nuk janë shpërndarë ende dhe kërkojnë të bëhet ndarja e tyre që qytetarët të mund të festojnë në mënyrë dinjitoze, ashtu siç është e drejta e çdo familjeje në këtë periudhë festash.
Qytetari raporton edhe se qytetarët janë drejtuar tek posta, ku shpërndahen këto paga, por janë informuar se shpërblimet do të ndahen vetëm pas vitit të ri.
Ky është një shqetësim që ka ngritur mjaft qytetarë, të cilët kërkojnë një përgjigje më të shpejtë dhe të drejtë nga institucionet përkatëse.
Kjo është vetëm një nga shumë denoncime të ngjashme që kemi marrë kohët e fundit, të cilat kanë ngritur pikëpyetje mbi procedurat e ndarjes së shpërblimeve dhe asistencave të tjera për qytetarët që kanë nevojë.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje joq bashkia pogradec akoma nuk ka ndare shperblimet dhe pagat per kategorine e ndimes ekonomike shum njerez e kesaj kategorie ne kete dite festive nuk do kene asgje ne tavolinat e tyre….. Ne rast se keto shperblime ishin per vitin e ri pse nuk ndahen qe jeta qytyetare te festojne si te gjithe…. Flm nqs e shperndan Po shum njerez ishin ankuar por i thon qe do ndahen mbas vitit te ri nderkohe keto shperblime ishin per festa… shum qytetare ishin ankuse tek posta ku ndahen keto paga”.