Sherr në familje, 43-vjeçarja hidhet nga ballkoni

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 31.12.2024, 14:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një burrë 52-vjeçar është arrestuar pas një konflikti në familje.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në banesën e çiftit. Konflikti mes tij dhe bashkëshortes 43-vjeçare, ka nisur për motive të dobëta dhe ka degjeneruar në një situatë të tensionuar.

Pas debatit, gruaja është hedhur nga ballkoni i shtëpisë, duke pësuar dëmtime. Ajo është transportuar menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit