Shqiptarët s’kanë lekë për festa, shpenzojnë më pak se 100 euro

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.12.2024, 08:41

Shqiptarët këtë fundvit po festojnë me buxhet të shtrënguar, duke planifikuar të shpenzojnë kryesisht më pak se 100 euro.

Sipas një sondazhi, shumica e njerëzve do të shpenzojnë mes 50-100 euro, ndërsa një pjesë e vogël do të shpenzojë mbi 500 euro.

Shpenzimet kryesore, siç pritej, shkojnë për ushqime dhe pije, sepse darka tradicionale është e vetmja gjë që nuk e lëmë kurrë pas dore, edhe kur “xhepi qan.” Dhuratat? Pak entuziazëm aty, me shumicën që kanë një buxhet prej 20-50 euro, sa për të treguar se festat nuk vijnë bosh. Për udhëtime? Ah, ato janë për 9.7% fatlumë që ende ëndërrojnë për aventura dimërore.

Për sa i përket dekorimeve, shumica nuk ka shpenzuar fare, duke lënë dritat e vjetra të mbajnë gjallë shpirtin festiv. Në këtë atmosferë të përmbajtur, 93% e shqiptarëve do të mblidhen rreth tryezës, duke ruajtur traditën dhe shpresuar që vitin tjetër, ndoshta, do të kenë disi buxhet më të majmë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit