Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Viktima është identifikuar si 82-vjeçari Paulin Gina, i cili jetonte i vetëm në banesë, pasi të afërmit i kishte në Itali.
Raportohet se i moshuari është gjetur me disa plagë në fytyrë të shkaktuara nga një mjet prerës.
I moshuari, banues në një apartament në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar, nuk u është përgjigjur thirrjeve të familjarëve të tij, të cilët të shqetësuar kanë telefonuar policinë.
Dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.