Nga Berati, qyteti i një mbi një dritareve, ka ndodhur një histori që duket se kalon kufijtë e imagjinatës.
Një qytetar, pas therjes së gjelit të detit që kishte planifikuar për darkën festive, bëri një zbulim tronditës: brenda stomakut të gjelit u gjetën... gurë! Jo gurë të zakonshëm, por material stabilizant, që zakonisht përdoret për shtrimin e rrugëve.
Qytetari, i habitur dhe i indinjuar, e ndau këtë histori në një postim në rrjetet sociale, duke ironizuar gjendjen e mjeruar të moralit të fermerëve të papërgjegjshëm.
Denoncimi i tij në rrjetet sociale:
Siç duket, nuk mjafton që në tryezat tona kemi frikë nga kimikatet dhe hormonet që përdoren për "shëndetin" e produkteve ushqimore; tani duhet të përballemi edhe me gurët në stomakët e gjelave të detit!
Ky "inovacion" i ri ngre pikëpyetje të mëdha mbi moralin e disa fermerëve që, për të shtuar disa gramë peshë te shpendët, janë të gatshëm të përdorin metoda kaq absurde dhe të rrezikshme.