Një japonez i quajtur Sato, vendosi një rekord të jashtëzakonshëm në vitin 2009 gjatë eventit vjetor “Masturbate-a-thon” në San Francisko, i organizuar nga Qendra për Seks dhe Kulturë. Ky aktivitet ka për qëllim mbledhjen e fondeve për bamirësi dhe luftimin e tabuve rreth vetëkënaqësisë.
Sato, i cili punonte për një kompani lodrash seksuale, arriti të qëndronte aktiv për plot 9 orë e 58 minuta. Ky rezultat ia tejkaloi rekordin e tij të mëparshëm prej 9 orësh e 33 minutash, duke e bërë atë një profesionist të mirëfilltë në këtë “sport.”
Në një intervistë për Vice pas eventit, Sato tregoi se sekreti i suksesit të tij qëndronte në imagjinatën e tij të pasur dhe në përgatitjet e mëparshme. Ai tha se:
Sato falënderoi gjithashtu familjen e tij për “gjenet e mira” që i kishin dhënë një trup me aftësi të veçanta natyrore për të përballuar këtë sfidë. Ai theksoi se kishte marrë të gjitha masat higjienike përpara fillimit të eventit dhe ishte i lumtur që performanca e tij arriti këtë sukses të veçantë.