“OSHEE-ja po tall b**** me ne”, punonjësit i gënjejnë me 10 mijë lek të reja

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.12.2024, 20:43

Në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër mesazh, që bën pjesë në kalvarin e ankesave drejtuar kushteve të këqija të OSHEE-së.

Përpara festave të fundvitit, punonjësit e OSHEE-së janë të detyruar të jenë në punë, kur të tjerët festojnë me familjarët dhe miqtë. Për këtë, shteti në shenjë "mirënjohjeje", që i përngjan më shumë një talljeje, i jep vetëm 10 mijë lek të reja. Një shumë kjo që nuk mbulon as shpenzimet e përditshme.

Për të mos mjaftuar kjo, punonjësve u kërkohet të dorëzojnë listat e votave me emra që janë kërkuar para gjashtë muajsh.

"Ja dhe nje tallje bythe tjetër me rrogën e 13-të. OSHEE-ja na kërkon të jemi në gatishmëri. Kur të gjithë festojnë Vitin e Ri me të afërmit, ne duhet të jemi në punë dhe rroga e 13-të është 10 mijë lek të reja. Për sa i përket votave, na kërkojnë listat me emra që para gjashtë muajsh", shkruan qytetari teksa dëshmon edhe një herë dështimin dhe papërgjegjshmërinë e shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit