Studimi tregon sa minuta jetë shkurton pirja e një cigareje

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.12.2024, 19:40

Një studim i fundit nga Universiteti i Londrës ka zbuluar se pirja e duhanit shkurton jetën mesatarisht 20 minuta për çdo cigare të pirë, dy herë më shumë se sa është menduar më parë. Meshkujt humbin 17 minuta për çdo cigare, ndërsa gratë humbin 22 minuta.

Pirja e duhanit ka efekte të rrezikshme për shëndetin, duke përfshirë uljen e kapacitetit të mushkërive, rritjen e rrezikut për kancer dhe sëmundje të zemrës. Pas 20 minutash nga cigara e fundit, fillojnë përfitimet shëndetësore, por çdo cigare shton dëme të mëtejshme për trupin. Një zakon i tillë mund të shkaktojë humbjen e shumë viteve të jetës, përveç ndikimeve të tjera negative në shëndetin në përgjithësi.

Studimi gjithashtu tregon se nëse një person që pi 10 cigare në ditë ndalon së piri në fillim të vitit, ai mund të shpëtojë një ditë jetë deri më 8 janar, një javë deri më 20 shkurt, dhe një muaj deri më 5 gusht. Dr. Sarah Jackson, kërkuese kryesore në këtë studim, shpjegoi se ndalimi i pirjes së duhanit është një hap i rëndësishëm për të pasur një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit