VIDEO E JOQ-së/ Pezullohen policët që dhunuan 15-vjeçarin

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.12.2024, 16:40

Pas publikimit të një videoje në JOQ, ku shfaqeshin tre punonjës policie duke shkelur rregulloren gjatë arrestimit të një 15-vjeçari të armatosur në zonën e Fushë-Mëzezit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa të menjëhershme. Të tre oficerët e përfshirë, R.H., B.A., dhe A.K., janë pezulluar nga detyra.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, konkretisht:

-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; -Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; -Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Per Policine e Shtetit” ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit