Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Mitrovicë, si pasojë ka humbur jetën një biciklist 65 vjeçar.
Këtë e ka konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti teksa shtoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35 ku kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një biciklist.
“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën këmbësori viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar. Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, konfirmoi ai.