Elbasan, përroi grumbull mbeturinash e burim sëmundjesh për banorët

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 30.12.2024, 13:41

Një situatë shqetësuese lidhur me ndotjen mjedisore ka mbërritur në redaksinë tonë, duke ngritur shqetësime për menaxhimin e mbetjeve në zonën e Elbasanit. Banorët e fshatit Kryezjarrth, pjesë e zonës administrative Shirgjan, përballen me një problem të madh mjedisor, problematikë që një qytetar e ka adresuar në redaksinë tonë.

Sipas videos që na ka dërguar qytetari, përroi që kalon në këtë zonë është kthyer në një grumbullim mbetjesh të ndryshme, të cilat jo vetëm që ndotin ujërat, por shpërndahen gjithandej, duke përkeqësuar më tej gjendjen e mjedisit.

Qytetari thotë se bashkia Elbasan nuk ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar këtë ndotje të madhe, duke lënë mbeturinat e pambledhura dhe pa një menaxhim të duhur. Përroi, që më parë ka shërbyer si një burim natyror i rëndësishëm për zonën, është kthyer në një vatër ndotjeje, me pasoja të rënda për florën, faunën dhe cilësinë e jetës në fshat.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq duke marr shkas nga nje postim tuai ne story per mbeturinat e pa mbledhura na bashkia elbasan kam nje tjeter vidjo po aq shqetsuese sa ajo ne postimin ku ndotja mjedisore eshte akoma me e Madhe per shkak te perroit qe kalon aty dhe ndoten ujrat dhe perhapja e mbetjeve behet akoma dhe me e madhe. Kjo ndodhet ne fahati Kryezjarrth be zonen administrative shirgjan elbasan”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit