Në Bashkinë e Kamzës, qytetarët kanë orë të tëra që presin për të kryer pagesat e taksave të makinave, por pa mundur të aksesojnë sistemin.
Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se që prej orës 08 të mëgjesit janë paraqitur për të paguar taksat, por duke qenë se ky shërbim kryhet online, nuk kanë mundur të përfundojnë punë.
Radha e madhe ka shkaktuar edhe tensione mes qytetarëve dhe punonjësve të bashkisë. Një qytetar ka filmuar momentin, kur një punonjëse e bashkisë shpërthen në të bërtitura ndaj qytetarëve që po interesoheshin për të kryer punë sa më shpejt.
Qytetarët e shqetësuar, por edhe lodhur nga kjo situatë kërkojnë një zgjidhje urgjente nga autoritetet lokale për të rregulluar problemet teknike dhe për të siguruar që shërbimet të ofrohen pa pengesa dhe në kohë.
Denoncimi i qytetarit:
Bashkia e kamzes smarim dot sherbim Dhe na kercenojn Per taksat e makines Spunon sistemi Jemi qe 3 or Ne pritje Dhe shikohet si funksjonon Asnje pergjigje s’na japin