Tiranë/ 15-vjeçari lëvizte lirshëm me armë zjarri me vete

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 30.12.2024, 11:47

Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi u kap duke lëvizur me një armë zjarri në zonën e Fushë-Mëzezit. Autoritetet u vunë në lëvizje pasi morën informacione që i mituri mbante armë dhe po qarkullonte në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj të miturit, i identifikuar me inicialet A.K., u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri dhe një dorezë metalike, e njohur si përforcues grushti. Këto u konfiskuan si prova materiale për hetimin e mëtejshëm.

Policia njoftoi se materialet e rastit i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbuluar se si i mituri kishte arritur të siguronte armën dhe nëse ishte i përfshirë në veprimtari të tjera të paligjshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit