Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari dhe burri i saj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.12.2024, 09:35

Një grua është sulmuar seksualisht në Gjilan. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

Njëri nga të arrestuarit është buri i gruas e cila është sulmuar seksualisht, pasi që gruaja ka deklaruar se burri i saj ka qenë në dijeni për rastin.

“ Sulm seksual, Gjilan. Dyshohet se në muajin dhjetor viktima f/k është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si edhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit