Avioni i linjës Tiranë-Hamburg devijon dhe ulet në Vjenë, nuk dihet arsyeja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.12.2024, 21:37

Sipas një raportimi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, një avion i linjës Tiranë-Hamburg i kompanisë Wizz Air është devijuar dhe është detyruar të ndalojë në aeroportin e Vjenës.

Një qytetar, i cili e ka ndjekur fluturimin në aplikacionin FlightRadar, ka ndarë me ne informacionin dhe fotot përkatëse.

Në aplikacion shfaqet qartë rruga e fluturimit dhe njoftimi për devijimin e avionit Airbus A321 me numër regjistrimi HA-LXY.

Mesazhi i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ! Një avion i Wizz-it, nisur për Hamburg, ka devijuar dhe ndaluar në Vjenë. Për siguri, mund të publikoni nese ka ndonjë pasagjer që mund të na thotë a është gjithçka në rregull? Se çfarë nuk po dëgjojmë këto ditë!"

Arsyeja e devijimit ende nuk është bërë e ditur. I bëjmë thirrje pasagjerëve ose të afërmve të tyre që kanë informacion mbi situatën të na kontaktojnë për të ndarë më shumë detaje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit