Sherr me grushta e shkelma në Bllok: 7 kundër 1, mbeti pa ndjenja për 30 minuta

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.12.2024, 20:26

Një qytetar ka raportuar një ngjarje shqetësuese të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Sipas dëshmitarit, një grup prej disa personash ka sulmuar një të ri para hyrjes së një lokali në zonën e Bllokut, duke e goditur me grushta dhe shkelma, ndërkohë që i dhunuari ndodhej i shtrirë në tokë.

Qytetari, i cili ka dërguar pamje nga sherri, thekson se pas incidentit, i dëmtuari mbeti i shtrirë për rreth 30 minuta pa marrë ndihmë, ndërsa policia nuk u paraqit në vendngjarje.

Në video shihen disa vajza që kanë ndërhyrë për të shuar sherrin e dhunshëm.

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:

"Përshëndetje JOQ! Sherr mbrëmë në Bllok, 7 veta kundër 1. As polici e asgjë nuk erdhi. I dëmtuari ka qenë pa ndjenja rreth 30 minuta."

Ngjarje të tilla janë alarmante dhe ngrejnë pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit dhe reagimin e shërbimeve të emergjencës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit