Darka e ndërrimit të viteve, qytetarët ankohen për çmimet: “Nuk ka ulje!”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.12.2024, 19:10

Në ditët e fundit të vitit, qytetarët po përpiqen të përfundojnë blerjet për darkën e ndërrimit të viteve, por ankohen për çmimet e larta të produkteve ushqimore. Pavarësisht nga këto sfida, shqiptarët vazhdojnë të shpenzojnë më shumë për të ruajtur traditat dhe atmosferën festive.

Një shqetësim i përbashkët mes qytetarëve është rritja e çmimeve, ku ata theksojnë se nuk ka ulje çmimesh për festa, përkundrazi ato rriten.

"Mua më duket se çmimet janë edhe më të shtrenjta, këtu nuk ulen për festa si në gjithë botën, këtu ndodh e kundërta”, thanë disa qytetarë.

Produkti kryesor në tavolinat festive edhe këtë vit mbetet gjeli i detit, i shoqëruar nga bakllavaja.

“Duhen të gjitha, por gjeli i detit mbetet kryesore. Bakllavaja, gjeli i deti janë kryesoret”, u shprehën ata.

Megjithatë, inflacioni dhe rritja e kostove kanë krijuar kufizime në buxhetet e shumë familjeve, duke e bërë më të vështirë mbajtjen e traditave në këtë periudhë të vitit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit