Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, mes disa të rinjve. Si pasojë e këtij konflikti, tre persona janë shoqëruar nga Policia për të dhënë shpjegime në komisariatin numër 2 të kryeqytetit.
Mësohet se konflikti ka shpërthyer për motive të dobëta, pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social Tik Tok.
Sipas informacioneve të fundit, nuk ka të lënduar rëndë nga ky incident, megjithatë një person i dhunuar është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të sqaruar motivet e këtij konflikti.