Mjekët i vënë çelësin Qendrës Shëndetësore Kukës, të sëmurët s’kanë ku të bëjnë gjilpërat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.12.2024, 11:57

Shërbimi shëndetësor duhet të ofrohet në çdo ditë të vitit, pavarësisht festave zyrtare apo ditëve të pushimit.

Por në Qendrën Shëndetësore Kukës, mjekët dhe infermierët kanë vendosur ta bëjnë pushim këtë të dielë të fundit të vitit, pavarësisht se rregullorja parashikon të kundërtën.

Të dielave dhe ditëve të festave, mjekët sipas një orari të caktuar 09:00-12:00, duhet të paraqiten në qendër për nevojat emergjente siç janë injeksionet.

Por një kuksian që iu drejtua kësaj qendre sot për të bërë gjilpërat, është pêrballur me derën e kyçur dhe pa asnjë mjek apo infermiere.

Ai thotë se në Qendrën Shëndetësore s’ka asnjë personel dhe nuk dinë se ku duhet t’i bëjnë gjilpërat që i kanë urgjente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit