Big Market mashtron për çmimet e ofertave, qytetari: Situatë e përsëritur

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.12.2024, 14:52

Një rast i përsëritur në Big Market tek City Park po shqetëson klientët për mospërputhjen midis çmimeve të reklamave dhe faturave përfundimtare. Në rastin konkret, një qytetar na dërgoj shembullin e një çajniku me kapacitet 3 litra që ishte reklamuar në ofertë me çmimin 799 lekë, ndërsa në faturën e paguar çmimi ishte 1,199 lekë.

Denoncuesi thotë se ky nuk është rasti i parë, pasi shumë konsumatorë kanë përjetuar situata të ngjashme, ku produktet reklamohen me çmime të ulëta, por në procesin e pagesës dalin me çmime më të larta.

Kjo praktikë, përveç se zhgënjyese për klientët, është gjuthashtu në kundërshtim me të drejtat e konsumatorëve, duke ngritur dyshime për transparencën e operatorit tregtar.

Qytetari shkruan:

Mund te bej nje denoncim? Behet fjale per big market tek city park Gjithmone ndryshe reklamohet produkti ndryshe shitet Rasti konkret Ndryshe cmimi ndryshe fatura Me ka ndodh gjithmone nxjerrin oferta”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit