Peqin, personat me aftësi të kufizuara nuk marrin dot shpërblimin e fundvitit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.12.2024, 13:19

Një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë ka ngritur shqetësime për mosmarrjen e shpërblimeve për festat e fundvitit në komunat dhe zyrat postare të Peqinit. Sipas denoncuesit, personat me aftësi të kufizuara ende nuk i kanë marrë shpërblimet, pavarësisht pritjeve të gjata dhe përpjekjeve të vazhdueshme për t’i tërhequr ato.

Banori shpreh indinjuatën, duke treguar se shpesh herë janë ndeshur me përgjigje të paqarta nga institucionet përkatëse. “Na thonë hajde sot, hajde nesër. Jemi invalidë dhe s’kemi me çfarë të festojmë,” – tregon qytetari, duke theksuar mungesën e respektit dhe seriozitetit nga ana e institucioneve.

Sipas denoncuesit, situata është e njëjtë në të gjitha komunat e Peqinit, ku asnjë përfitues nuk ka mundur të marrë shpërblimet deri më tani. Ai thotë se janë ankuar vazhdimisht, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Mesazhi i plotë:

Si jeni Si esht e mundur qe ne posten e peqinit edhe ne komunat ska shperblime Kur do i japin pas vitit te ri Po ne qe skemi me ca me festu ,apo tfestojm kur ti teket ktyre mafiave Ska o vlla Shkon per ti marr Ato tallen skan ardh skan ardh Hajde sot hajde neser na thone, ne jemi invalide Askush si ka marre deri tani, vetem tallen T gjitha komunat e peqinit skan marr Perdit shkojme ankohemi”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit