Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim shqetësues nga një punonjës i shërbimit zjarrfikës, i cili ka ngritur alarmin për kushtet e papërshtatshme të punës dhe shkeljet e shumta financiare që përballen zjarrfikësit në Shqipëri.
Qytetari shkruan se punonjësit janë lënë në mëshirë të fatit, duke punuar pa mjetet e nevojshme bazë dhe pa uniforma. Për më tepër, ata përballen me kushte të rënda financiare, pasi nuk u paguhen orët e natës, ditët e shtuna dhe të dielat, si dhe as paga e 13-të, ndonëse kjo e fundit parashikohet qartë në Kodin e Punës, sipas tij.
Gjithashtu, denoncuesi thekson se shpërblimi i fundvitit i dhënë nga qeveria u përgjysmua nga bashkitë, duke lënë punonjësit me një shumë të papërfillshme për punën dhe sakrificat e tyre të përditshme. Ai ngre shqetësimin për abuzime dhe vjedhje të vazhdueshme që rëndojnë mbi kurrizin e zjarrfikësve, të cilët përballen me sfida të përditshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.
Mesazhi i plotë:
“Përshëndetje JOQ ! jam një punonjës zjarrfikës dhe dua te ndaj me ju duke bër publike disa shqetësime apo probleme qe kemi ne pune . Për kushtet e punes jo te përshtatshme fare se s'kemi as mjete as uniforma , përveç kësaj kushtet financiare janë per te ardhur keq , sna paguaj as oret e natës as te shtunë/diela , apo pagen e 13 sipas KODIT TË PUNES , edhe vjet në fund vit qe na dha qeveria një pagë shpërblim u katandis kaposhi nj thelë sepse bashkitë na i pergjysmuan .do doja te shkruaja shum me shume akoma sepse problemet dhe vjedhjet mbi kurrizin e zjarrfikësve janë të pafundme , JU lutem na ndihmoni me publikimin juaj , faleminderit !”