Shkodër/ 13 gra të huaja ushtronin prostitucion në tetë qendra

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.12.2024, 12:09

Në qytetin e Shkodrës u zbuluan tetë qendra prostitucioni të vendosura në banesa të ndryshme. Gjatë këtij operacioni u proceduan penalisht 13 gra të moshës 22-42 vjeçe, të ardhura nga vende të ndryshme, përfshirë Perunë, Malin e Zi, Azerbajxhanin, Kinën dhe Brazilin.

Shtetaset e proceduarat janë: D. G., 31 vjeçe, nga Peruja; Sh. G., 36 vjeçe, nga Azerbajxhani; V. G., 25 vjeçe, nga Peruja; L. R., 27 vjeçe, nga Mali i Zi; S. B., 39 vjeçe, nga Mali i Zi; A. A., 29 vjeçe, nga Brazili; Ch. Zh., 42 vjeçe, nga Kina; F. K., 29 vjeçe, nga Azerbajxhani; G. M., 38 vjeçe, nga Azerbajxhani; M. L., 22 vjeçe, nga Brazili; M. X., 29 vjeçe, nga Kina; N. N., 33 vjeçe, nga Mali i Zi; U. G., 39 vjeçe, nga Azerbajxhani.

Gjithashtu u proceduan dy shtetas shqiptarë, një 28-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Shkodër, të cilët u gjetën në dy nga qendrat e identifikuara.

Gjatë operacionit, u sekuestruan si prova materiale 28 telefona, një tablet, një kamerë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë, euro dhe dollarë. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndjekjen penale të organizatorëve të aktivitetit.

Materialet e grumbulluara janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme lidhur me akuzat për “Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Trafikim i personave të rritur” dhe “Prostitucion” në bashkëpunim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit