Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.12.2024, 21:53

Morena Taraku përveç karrierës që gëzon në trojet shqiptare, ajo me veprimin e fundit po synon edhe tregun artistik në Turqi.

Në serialin e njohur Turk ‘Kizilcik Serbeti’ Morena shfaqet në rolin e saj si këngëtare.

Nga dukja deri tek përformanca Morenën e vlerësuan një numër i madh i ndjekësve në rrjet, e që nga pjesëmarrja e saj shprehen interes edhe audienca shqiptare që të shikojnë këtë serial.

Se a do të jetë Morena pjesë e vazhdueshme e këtij projekti mbetët për të parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit