Aksident me vdekje te “Rruga e Kavajës”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.12.2024, 11:01

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në "Rrugën e Kavajës", në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 65-vjeçar.

Afmet Kërçiku nga Klosi, u transportua me urgjencë me autoambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku u trajtua për plagët e marra.

Por në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, 65-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë në zhvillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit