Një qytetare ka denoncuar Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB), duke e akuzuar institucionin për trajtim të padrejtë ndaj personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht të të verbërve.
Sipas saj, një pjesë e biletave për shfaqjen “Arrethyesi”, të cilat ishin destinuar për këtë kategori, janë shitur si bileta të zakonshme, duke i lënë të verbrit dhe personat me aftësi të kufizuara jashtë mundësisë për të marrë pjesë në shfaqje.
Më 22 dhjetor 2024, TKOB publikoi një njoftim për biletat e reduktuara për datat 29 dhe 30 dhjetor, duke përfshirë mundësinë e biletave për personat me aftësi të kufizuara.
Por, kur qytetarja e interesuar për të blerë bileta provoi disa herë të kontaktonte për të blerë bileta specifike për personat me aftësi të kufizuara, ajo u njoftua se ato ishin të shitur të gjitha. Ajo kërkoi informacion në numrat e telefonit dhe në platformat sociale, por pa sukses.
Në një bisedë me drejtoreshën e marketingut të TKOB, juristi i shoqatës së të verbërve është njoftuar se “askush nga të verbrit nuk ka kërkuar bileta”.
Por sërish kur qytetarja është interesuar për bileta nga kjo kategori, nuk ka mundur t’i marrë.
Sipas saj, kjo situatë është një shembull i mungesës së respektit dhe përjashtimit të personave me aftësi të kufizuara nga mundësitë për të marrë pjesë në aktivitete kulturore.
Qytetarja ka kërkuar që autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes Sociale dhe asaj të Kulturës, të ndërmarrin hapa për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara të kenë mundësi të barabarta dhe të trajtohen me dinjitet. Ajo ka theksuar se ky rast është një shembull i qartë i diskriminimit që duhet të ndalojë, duke kërkuar një reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.
Denoncimi i plotë:
Dua te bej denoncim publik per teatrin kombetar te operes dhe bwletit Per personat me aftesi te kufizuar me statusin e te verberit Ku biletat specifike i kane shitur si normale
Aktualisht po jepet shfaqja "Arrethyesi" me nje fluks jashtezakonisht shume te larte. Me dt 22 Dhjetor eshte publikuar ne faqen e tyre ne IG per bileta te lira te reduktuara mbi datat 29&30 Dhjetor 2024
Kam telefonuar ne numrin qe rezultonte i pafisponueshem 2 dite si edhe ne whatsapp , ku biseda ka nisur ne Ig me pas . Duke me njoftuar se biletat jane sold out. Me perfaqesi nga ShVSh eshte paraqitur e mirepritur nga drejtoresha e marketing e TKOB Duke pohuar se asnje i verber nuk eshte interesuar per blerjen e biletes se tij
Jemi ne nje situate alarmante asociale e diskriminimi ku e drejta qe shteti na e mbron me ligj po na mohohet ne pothuajse cdo sfere sociale, kulturore, informative etj.
Kerkoj nga perfaqesi te Ministrise se Mbrojtjes Sociale ne bashkepunim instancat perkatese tu jepen fund ketyre sjelljeve aspak dinjitoze dhe perjashtuese per kategorine PAK
Jemi katandisur qe duhet te behemi palaco me ankimime jo vetem per bileta por per cdo te drejte qe na takon. Ska bileta thot zonja e nderuar. Kur ne salle ska asnje te statusit te verberise qe ka blere bileta. E percolli juristin e shvsh duke i thene : jo po edhe ne duam te jene te pranishem nga kategoria PAK e bla bla. Te rrine me sy e vesh nga site te zene biletat online. Aman haxhele e madhe ja do presim si bufi kur lancohen ti marrim direkt online se nw i marrin me vrap. Si skane turp njehere?! Janë shitur thonē, ndërkohë biletat për të verbërit sdihet kush i ka blerë!