Një 27 vjeçar gjendet i vdekur në Prizren, policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.12.2024, 10:40

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Zhur të Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot më datë 27.12.2024 , rreth orës 11:10 policia është informuar se një person është gjet i vdekur në fshatin Zhur. Dyshimet e para janë se i njëjti ka bërë vetëvrasje. Viktima është mashkull rreth 27 vjeçar. Posa është marr informata patrolla policore ka shkuar ne vendngjarje. Ekipi i mjekësor i urgjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar ai.

Patrolla policore ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar ekipet e hetimeve dhe krim teknika të cilët kanë dalë në vendngjarje.

Prokurori i shtetit është njoftuar në lidhje me rasti dhe në urdhër me të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit