I dhunonte prej vitesh, 54-vjeçari në Kamëz tenton të djegë familjen, i vë benzinën shtëpisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.12.2024, 10:02

Mesditën e 25 dhjetorit, një 54-vjeçar në Bathore ka tentuar të djegë familjen e tij me benzinë.

Bashkim Domi 54-vjeç, me benzinën e fshehur nën xhaketë dhe nën efektin e alkoolit, ka kërcënuar se do të digjte me benzinë fëmijët bashkë me bashkëshorten të cilët ndodheshin brenda banesës në momentin që ai i vuri flakën.

Si pasojë e flakëve njëra nga vajzat është djegur bashkë me një pjesë të banesës dhe mobilieve.

Bashkëshortja e tij, tregon tmerrin që ka përjetuar bashkë me fëmijët.

“Unë nuk e dija që kishte benzinë, e kishte future në xhup. E spërkati shtëpinë me benzinë, i thirra fëmijëve të dilnin jashtë. Kur doli jashtë ia hodhi vajzës benzinën te këmbët. Unë dhe djali nuk e di si kemi e kemi ndaluar”-tregon ajo.

Gruaja e tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, tregon se ajo prej vitesh ka vuajtur nga dhuna që ushtronte bashkëshorti mbi të dhe fëmijët.

“Gjithmonë ka qenë i dhunshëm qëkur jam martuar. Psikologjikisht dhe fizikisht, në 2017 më ka djegur me tenxheren e fasuleve. E kam denoncuar se më ka lënë për vdekje”.

Pas ngjarjes 54 vjeçari është arrestuar dhe hetimet për këtë ngjarje vijojnë ende.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit