Po lufton me vdekjen, babai i dy vajzave ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.12.2024, 23:29

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për Ylli Senkën, një baba i përkushtuar, i cili po lufton me vdekjen.

Vajza e tij 20-vjeçare na kontaktoi për të kërkuar ndihmën e të gjithë shqiptarëve, pasi babai i saj ka nevojë urgjente për një operacion që mund të kryhet vetëm në Turqi.

"Jam vajza e Ylli Senkës, 20 vjeçe. Babai im vuan nga kanceri i mushkërive. Ai është operuar një herë, por sëmundja është përhapur sërish dhe tani na kanë kërkuar një shumë të madhe për shërimin e tij. Nuk i kemi ato mundësi, sepse i kemi shpenzuar të gjitha për trajtimet e tij. Babi ishte i vetmi që punonte në familjen tonë. Ju lutem më ndihmoni, nuk kemi mundësi financiare. Gjithçka që kishim, e shpenzuam për trajtimin e tij," shprehet vajza e tij.

48-vjeçari jeton në fshatin Suk 2 të Roskovecit. Kostoja e operacionit është shumë e lartë, rreth 50 mijë euro, dhe familja e tij nuk ka mundësi ta përballojë.

Ylli është baba i dy vajzave të reja dhe shtylla e familjes së tij. Pa këtë ndërhyrje, jeta e tij ndodhet në rrezik të madh. Ndihma juaj, qoftë e vogël apo e madhe, mund të bëjë diferencën për këtë familje që po lufton për të mbijetuar.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit