Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Tiranë, ku një 36-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.
Ngjarja është regjistruar në rrugën “Shote Galica”, dhe sipas burimeve, shtetasi me inicialet B.A ka ndërruar jetë si pasojë e këtij akti. Deri më tani, motivet që mund ta kenë çuar drejt kësaj tragjedie mbeten të paqarta.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.