Prej pesë ditësh, furnizimi me energji elektrike në Kamëz ka qenë kaotik, duke shkaktuar ndërprerje të papritura dhe tension të ulët, që po dëmton rëndë bizneset në këtë zonë. Një qytetar na shkruan se ndërpretjet ndodhin pa orar dhe pa paralajmërim, ndërsa kur energjia rikthehet, tensioni arrin vetëm 180-188 volt, shumë më pak se niveli standard prej 220 volt.
Qytetari thotë se kjo situatë ka shkaktuar dëmtime serioze në makineritë e bizneseve, duke i nxjerrë ato jashtë funksionit dhe duke shkaktuar humbje të konsiderueshme financiare. Ai thekson se ndërprerjet e papritura dhe tensioni i ulët po i detyrojnë bizneset të ndalojnë punën, ndërsa pajisjet e tyre po dëmtohen dita-ditës.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje joq.. si ja kaluat.. jam nje biznes ne kamez dhe ka 5 dite qe vine e hikin dritat simas qefit. Orar pa orar pa lajmeruar pa asnje gje. Dhe dritat kur vin vin 180v nga 220 qe e ka 20mishi. Makinerite po digjen dita dites demet dita dites se pse ne moment qe fiken makinerit cdo gje shkon dem... te lutem nqs ke mundesi ta publikosh te pakten te marim nje sqarim se nuk po shtyhet me keshtu me 3 makineri me vlere te qendrojne te prishura ktu prej energjise elektrike.. po ju dergoj dhe nje video Jane makineri qe kan dal nga funksioni per kto arsye Dy po demtime te paketave elektronike Tensioni vjen 180 188v jo 220”.