Veliaj në SPAK: Të dhëna për 4 vepra penale rëndojnë mbi të

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.12.2024, 13:04

SPAK ka reaguar lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas akuzave për korrupsion.

Në një njoftim për mediat, SPAK njoftoi se ka të dhëna konkrete për katër akuza ndaj Veliajt.

Dyshimet e SPAK janë për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

SPAK ka ngritur dyshime për veprime që lidhen me pasuritë e Veliajt dhe të interesave të tij private.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Veliaj ka dëshmuar për më shumë se pesë orë në SPAK. Gjatë kësaj periudhe, u thirr për t'u pyetur edhe Belind Këlliçi, i cili është i lidhur me hetimet.

Po ashtu, SPAK ka kryer kontrolle në shtëpinë e Veliajt kur ai nuk ndodhej në Shqipëri, dhe ka sekuestruar celularin e gruas së tij, Ajola Xoxës, si pjesë e hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit